Wednesday, October 17, 2012

Edhe tri emra tjerë në VIP Shpija

Janë konfirmuar edhe tri emra të rinj që do të jenë pjesë e reality shou VIP Shpija që pritet të fillojë pas tri javësh, ndërsa teksa përgatitjet po shkojnë në përfundim e sipër, po definohen dhe detajet e fundit.
Producentët e reality shout kanë zbuluar për Telegrafin se Morena Taraku, Miss Kosova 2010 do të jetë një prej fytyrave që do të jetë në VIP Shpija 3, ndërsa krahas saj do të jenë edhe Ard Islami, aktori i serialit të njohur Tre Gjermanët e Trashë.
Edhe nga muzika nuk do të mungojnë personazhet. Dr. Flori i Ëest Side Family do të jetë po ashtu protagonist i reality shout që do të transmetohet nga DigitAlb.
Pos emrave të lartpërmendur në VIP Shpija do të jenë prezent edhe emra si Shëkndije Mujaj, Enver Petrovci dhe Stupcat. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles