Monday, October 15, 2012

Pas Albanës, edhe Stupcat në VIP Shpija


Pasi u konfirmua se Albana Osmani do të jetë prezantuese e reality shou VIP Shpija 3, janë edhe Stupcat ata që do të jenë pjesë e shtëpisë më të madhe në Kosovë, por në një rol më ndryshe nga edicioni i kaluar.VIP Shpija
Prezantuesja seksi nga Shqipëria, Albana Osmani kishte konfirmuar në Facebook një ditë më parë se ka nënshkruar për të drejtuar spektaklin javor të VIP Shpija 3, ndërsa vetëm një ditë më vonë Telegrafi ka mësuar zyrtarisht se Stupcat do të jenë pjesë e reality shout. Ata do të kenë detyra të vecanta javë pas jave dhe nuk do të jenë në cilësinë sikurse banorët tjerë.
Stupcat ishin pjesë e VIP Shpija edhe edicionin e kaluar, ku kanë shfaqur spektakël të jashtëzakonshëm dhe nuk do të jetë më ndryshe as kësaj radhe, madje pritet të jetë shumë, shumë më nxehtë.
VIP Shpija fillon edhe tri javë, por tashmë janë konfirmuar si banorë Shkëndije Mujaj dhe legjenda e aktrimit Enver Petrovci, ndërsa pritet që në ditët në vijim Telegrafi të zbulojë ekskluzivisht dhe pjesëmarrës të tjerë që do të jenë vërtet të jashtëzakonshëm, ashtu sikurse dhe edicioni jubilar i VIP Shpija, për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles