Monday, October 22, 2012

Sonte fillon VIP Shpija

Vip ShpijaSonte me fillim nga ora 21:00 do të fillojë edicioni i tretë i VIP Shpija, reality shou që këtë herë vjen shumë i veçantë – për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
VIP Shpija kësaj radhe për shkak të edicionit shumë të veçantë në nderë të 100 vjetorit të pavarësisë tonë, ka menduar shumë befasi. Duke filluar nga nata e parë, formati në kualitetin më të lartë do të jetë i mishëruar në atraktivitetin që do të ofrojnë banorët dhe vet shtëpia më e madhe në trojet shqiptare.
Evenimenti do të jetë produkt i DigitAlb dhe do të mund të shikohet në kanalin e veçantë për këtë reality shou, ndërsa çdo javë spektakli vetëm sa do ta kurorëzojë organizimin e jashtëzakonshëm nën prezantimin e Albana Osmanit.
Gjithçka është gati – banorët mezi po presin të fillojnë aventurën e tyre, ndërsa kush do të jenë opinionistët dhe se çfarë pritet të ndodhë sonte, qëndroni me ne apo me kanalin e veçantë për të mësuar gjithçka. Mos e humbisni, mbrëmja sonte do të jetë shumë spektakolare...

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles